Hapësira maksimale e Shportës së Riciklimit tek Windows XP është 10 % e kapacitetit të diskut të ngurtë, ose 3.99 GB nëse disku është më i madh se 40GB. S’ke ç’i bën, është vërtet pak. Nëse mbetesh tek Win XP, do të të duhet të krijosh ndonjë lloj protokolli, në mënyrë që ta verifikosh gjithnjë arshivin përpara se ta fshish. Por, nëse kalon në Vista/Se7en, mund të kesh një Shportë Riciklimi me një hapësirë më të arsyeshme në raport me diskun e ngurtë.
Edhe Vista/Se7en ndjek modelin e Windows XP përsa i përket disqeve deri në 40 GB; Shporta e Riciklimit mund të mbajë vetëm deri 10% të kapacitetit të diskut. Ndërsa për disqe më të mëdhenj, maksimumi i hapësirës është 4GB, plus 5% të kapacitetit mbi 40GB. Pra, për diskun tënd, që është 300GB, i bie të jetë 4GB plus 5% të kapacitetit mbi 40GB, që do të thotë: 4 GB, plus 5% të 260GB (300GB – 40GB). Pra, gjithsej 17 GB. Kjo hapësirë është mjaft e bollshme për të mbajtur disa DVD informacion./burimi/abcforum.info-lonny! 'ndalohet kopjimi'
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment